Senatori amerikan, John McCain mbërrin në Tiranë, Ja axhenda

Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, John McCain ka mbërritur sot në Shqipërinë.

Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane në Tiranë, e cila i uroi edhe mirëseardhjen.

McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen në një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të ppozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, Xhon McCein t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.

Axhenda e takimeve

Në orën 15:20 takim me Ilir Metën

Në orën 16:00 takim me kreun e PD, Lulzim Basha

Pas orës 16:00  takim me Presidentin Bujar Nishani

Në orën 18:10 kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë senatorin McCain

 

“Ne oren 18.10 Kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë Senatorin amerikan John McCain. Do ketë një Photo Opportunity ne momentin e pritjes. Me pas dy delegacionet do kenë një darkë zyrtare pune”, informon qeveria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?