Sërish tërmet në Italinë qendrore

Tërmetet që goditën Italinë qendrore, në mesnatën e të mërkurës dhe të enjtes, kanë shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët. Gjate mbrëmjes së të enjtes janë shënuar serish lëkundje me magnitude 4.2 në zonën e Norcias, por pa të plagosur, pasi banorët në zonat, ku pati tërmete të forta vazhdojnë të qëndrojnë jashtë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë aspak të favorshme.

Kryetari i bashkisë së qytetit Vissa, një nga qytetet më të mëdha në rajonin e goditur, tha se dëmet më të mëdha janë shënuar në ndërtesat që qenë dëmtuar në tërmetin e 24 gushtit.

Qeveria italiane ka vendosur që të ndajë 40 milionë euro për rajonin e prekur dhe ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në gusht në këtë zonë. Qeveria përveç kësaj ka premtuar, që të gjitha ndërtesat e dëmtuara të rindërtohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?