FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA, gjenden 5 bomba në Nju Xhersi; shpërthen një prej tyre

Tjetër alarm në Shtetet e Bashkuara për gjetjen e disa bombave në stacionin hekurudhor Elizabeth, në Nju Xhersi.

Një nga bombat, e gjetur në një çantë, shpërtheu pak pas 00:30 me orën lokale, rreth 06:30 me orën tonë, teksa një robot i një ekipi të FBI-së po mundohej ta çaktivizonte.

Sipas kryetarit të Bashkisë së lokalitetit Elizabeth, Christian Bollwage, nga shpërthimi nuk ka pasur të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, hetuesit kanë gjetur më pas tre bomba të lidhura me njëra-tjetrën me kabëll. Sipas CNN, bëhet fjalë për bomba të tipit “bomba tub”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, pesë persona janë arrestuar gjatë hetimeve mbi shpërthimin e ndodhur më herët në Nju Jork, që shkaktoi plagosjen e 29 personave.

Arrestimet janë kryer nga FBI në një postobllok në urën Verrazano, që bashkon Bruklin me Stejtën Ajlënd.

Sipas mediave amerikane, pesë personat në fjalë ishin kthyer nga Nju Xhersi përmes aeroportit JFK të Nju Jorkut dhe kishin armë në makinën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?