FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA, maksi-sulmi kibernetik me “armë të reja”

Sulmi masiv kibernetik që futi në kaos kolosët amerikanë të internetit është kryer me “armë të reja”. Piratët informatikë kanë përdorur qindra mijëra dispozitivë të lidhur në internet, si aparatë fotografikë apo kamera për mbikëqyrjen e fëmijëve, të infektuar me virus për të nxjerrë jashtë loje DYN, kompania që kontrollon trafikun e internetit në Amerikë.

Lajmin e bën të ditur “New York Times” që citon burime, sipas të cilave armët e reja të përdorura tregojnë evolucionin e piratëve informatikë në sulmet e tyre përmes dispozitivëve të rinj, gjithnjë e më të ndryshëm, duke e bërë më të vështirë parandalimin.

Ndërkohë, pas ngjarjes ka reaguar edhe themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, i cili u ka kërkuar mbështetësve të tij të ndërpresin sulmet ndaj Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U kërkojmë mbështetësve tanë të mos e bëjnë më. E treguan qëllimin e tyre”, është shkruar në profilin e Wikileaks në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa në fjalë ka ardhur pas marrjes përsipër nga ana e disa mbështetësve të faqes të sulmit ndaj DYN, kompania që kthen emrat e faqeve të internetit në adresa IP.

Gjithësesi, kjo nuk bind autoritetet amerikane që po hetojnë mbi sulmin, pasi mbështetësit e Wikileaks disa herë kanë pohuar në mënyrë të rremë përgjegjësinë për sulme të tjera informatike.

/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?