Shokët e viktimës tregojnë skenën: Konflikti për një vajzë, Luisi u fut t’i ndante

20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes kishte zgjedhur Ksamilin me disa shokë për të kaluar pushimet verore, por në vendlindje do ta rikthejnë fatkeqësisht me një aktëmort. Pse u vra turisti, i cili ua la edhe për 3 orë i pajetë në plazh? A ishte në vendin e gabuar? Grupi hetimor ka marrë në pyetje shokët e viktimës, të cilët kanë rrëfyer momentet para konfliktit dhe mënyrën se si situata përfundoi në një përplasje fatale.

Gjithçka dyshohet se nisi brenda një lokali pas një episodi ngacmimi ndaj një vajze. Debati u përshkallëzua dhe në konflikt u përfshinë disa persona, ndërsa në përpjekje për ta qetësuar situatën ndërhynë edhe punonjësit e sigurisë. Në këtë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është afruar për të ndarë personat që po konfliktoheshin. Ndërhyrja e tij përfundoi tragjikisht, pasi u godit me thikë. Pavarësisht ndihmës së dhënë, plagët e marra rezultuan fatale.

”Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Në konflikt u përfshinë disa persona. Luis Varela u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e viktimës para hetuesve. Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetas turq, një vajzë dhe një djalë, të cilët u ndaluan së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shoqëruar nga përkthyes, dy shtetasit turq kanë dhënë versionin e tyre për lidhjen me 29-vjeçarin dhe ngjarjen pas konfliktit. Ata kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe se kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, duke e angazhuar si bodigard dhe shoqërues personal. Të dy kanë mohuar çdo përfshirje në konfliktin që përfundoi me vdekjen e turistit portugez. Ata kanë pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?