Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 15:46 Luksi nuk njeh kufij: Hugo Ekitike blen një Lamborghini Revuelto prej rreth 750 mijë eurosh Sulmuesi francez i Liverpoolit, Hugo Ekitike, ka shtuar në koleksionin e tij një Lamborghini Revuelto të personalizuar me vlerë rreth 750 mijë euro, të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pse jo Veton Surroi për President në Kosovë?

Pse jo Veton Surroi për President në Kosovë?

Kosova
E martë, 18 Gusht 2026 19:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për profilin e presidentit të ardhshëm është një hap i nevojshëm. Por Kosova nuk ka nevojë për një president të zgjedhur thjesht për të mbyllur një krizë politike.

Ka nevojë për një figurë që ta ngrejë institucionin e Presidentit mbi partitë.

Nëse kriteret janë vërtet integriteti, kultura, personaliteti, përvoja dhe baraslargësia nga partitë, atëherë pyetja është e pashmangshme: Pse jo Veton Surroi?

Surroi është një nga figurat më të njohura të jetës publike të Kosovës. Ka qenë gazetar, publicist, politikan, pjesë e proceseve vendimtare të shtetformimit dhe një zë i pranishëm për dekada në debatin politik e diplomatik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund të mos jetë i pëlqyeshëm për të gjithë. Por Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë i pëlqyeshëm për partitë. Duhet të jetë i respektueshëm për shtetin. Kosova nuk ka nevojë për një president që të presë sinjalin nga zyra e kryeministrit, nga selia e LVV-së, LDK-së apo PDK-së. Ka nevojë për një president që, kur duhet, t’u thotë “jo” edhe atyre që e kanë votuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe pikërisht këtu fillon testi i vërtetë për partitë. Të gjithë duan të flasin për president “konsensual”, “me integritet”, “mbi palët”. Por a janë vërtet të gatshëm të zgjedhin një figurë që nuk kontrollohet prej tyre? Apo duan një president të baraslarguar vetëm në deklarata dhe të varur në praktikë? Një figurë e fortë, me mendim të vetin dhe me autoritet publik, mund të jetë e parehatshme për partitë.

Mund t'ju interesojë

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë

Para 1 ore
Nis ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc, Ministria e Mbrojtjes: prodhimi testues deri në fund të vitit, ekspertët dyshojnë

Nis ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc, Ministria e Mbrojtjes: prodhimi testues...

Para 18 orësh
Albin Kurti në Francë: Merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe darkën shtetërore të Macron

Albin Kurti në Francë: Merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe darkën shtetërore të ...

Para 20 orësh

Por kjo është pikërisht arsyeja pse një figurë e tillë i duhet Kosovës. Presidenti nuk duhet të jetë dekor i shumicës. Nuk duhet të jetë shpërblim për një marrëveshje politike. Nuk duhet të jetë personi më i bindur në tavolinë.

Duhet të jetë figura më e denjë për Republikën. Në këtë kuptim, Veton Surroi është një emër që nuk duhet anashkaluar.

Jo sepse është i vetmi.

Por sepse përfaqëson pikërisht atë lloj profili që partitë thonë se po kërkojnë: një personalitet me histori publike, kulturë politike, njohje ndërkombëtare dhe pavarësi në qëndrime. Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë seriozë për një president mbi partitë, atëherë duhet të kenë kurajën të vendosin në tavolinë emra që nuk u përulen partive.

Sepse Kosova nuk ka nevojë për një president të dobët që të mos shqetësojë askënd. Ka nevojë për një President Republike që t’i japë peshë shtetit, jo rehati partive.

Dhe Veton Surroi do ishte më i miri i të mirëve! Një personalitet që do ta përfaqësonte Kosovën kudo në botë, një njeri i letrave dhe i kulturës, një intelektual që e respekton krejt bota shqiptare.

Redaksia e KOHA JONE

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Luksi nuk njeh kufij: Hugo Ekitike blen një Lamborghini Revuelto prej rreth 750 mijë eurosh
Para 7 minutash

Luksi nuk njeh kufij: Hugo Ekitike blen një Lamborghini Revuelto prej rreth 750 mijë eurosh

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel
Para 22 minutash

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë
Para 39 minutash

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse
Para 52 minutash

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës s...

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
7 Nëntor 2026, 15:07

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 5 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 9 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.