Shorti, si e komentojnë mediat në Francë, Zvicër dhe Rumani

 

Shorti i Europianit ashtu si në mediat shqiptare është komentuar dhe në mediat e kundërshtarëve të grupit tonë A, me zviceranët, rumunët e francezët që i kanë kushtuar vëmendje Shqipërisë si rivale në grup.

Francezja “L’Équipe” e cilëson një terren të njohur ndeshjen e Gjelave ndaj kundërshtarëve të saj, përfshi dhe Shqipërinë, ndërsa në brendësi ka përpiluar dhe kalendarin e këtyre sfidave teksa shkruan se Gjelat do të përballen në Marsejë me Shqipërinë që i mundi 1-0 në muajin qershor duke kujtuar gjithashtu se udhëheqësi i Shqipërisë në fushë përballë francezëve do të jetë Lorik Cana, një idhull i “Velodrome” nga periudha kur luante me Olimpique. “France Football” propozon në faqe të parë 3 ndeshjet e francezëve në këtë europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Zvicër, ndërkohë e përditshmja “Blick” është hapur gjithashtu në faqe të parë me shortin duke shkruajtur, “Franca, Rumania dhe Shqipëria janë kundërshtarët tanë, të gjithë njohje të vjetra”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Rumani, media më e madhe sportive në vend “Digisport” gjithashtu vendos shortin e europianit në faqen e saj kryesore, duke parë si rivale direkte pikërisht Shqipërinë, me të cilën do të luajnë ndeshjen e fundit në grup. Në brendësi “Digisport” jep dhe bilancin e sfidave mes dy vendeve duke kujtuar se kemi luajtur 16 herë me shqiptarët, teksa kemi arritur 11 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, ndërsa takimin e fundit, një miqësore e kanë fituar rumunët më 31 maj 2014 me rezultatin 1-0.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?