Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, merr flakë banesa në katin e 6 të pallatit

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrim” në një pallat në katin e gjashtë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfiksja kanë shkuar menjëhere në vendngjarje, ku kanë konstatuar se në katin e gjashtë të një pallati ne lagjen ”Kushtrim”, në banesën e shtetasit V.S., 60 vjeç, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë ka marrë flakë banesa dhe janë dëmtuar orenditë shtëpiake”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrëfiksja ka bërë shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?