Shtohet sërish numri i rasteve me Covid-19 në Itali, bie numri i vdekjeve

Në Itali vijon të shtohen rastet me Covid-19. Sot autoritetet kanë regjistruar 574 raste, ndërkohë që dje ishin 523. Një shifër e ngjashme është shënuar dy muaj më parë, më 24 qershor, kur u regjistruan 577 të tillë.

Sot është Veneto rajoni më i goditur, me 127 raste, më pas Lombardia, ndërkohë që ka raste të reja në të gjitha rajonet, përveç atyre më të vogla , Valle D’Aosta dhe Molise. Ndërkohë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën vetëm 3 persona, sa gjysma nga një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?