Si po ndërtohet 7 metra larg bregut të detit pallati 8 katësh në Sarandë
Edhe pse u tha se nuk do të lejoheshin ndërtimet afër bregut të detit në qytetin e Sarandës është duke u ndërtuar një pallat 8 katësh, vetëm 7 metra larg bregut të detit.
”Pallati mësohet se po ndërtohet me një leje të dhënë në vitin 2010, por më pas e bllokuar dhe që kryetarja aktuale e ka riaktivizuar në vitin 2011”, – shkruan Syri.net.
Normalisht lind një pyetje “Po INUK ku është?”, sepse u tha madje u nënzvizu fort se nuk do lejohej më beton afër bregut të detit.
E mesa duket edhe për këtë vit sezoni turisktik nuk do të jetë ashtu siç u premtua, pasi videoja e postuar tregon sesi pushuesit nuk do të dëgjojnë zhurmën e valëve të detit, por atë të çekiçëve dhe eskavatorëve.

