Skandal në Vatikan, kokainë dhe filma porno

Një tjetë skandal ka përfshirë gjatë orëve të fundit Selinë e Shenjtë në Vatikan. Një punonjës i saj në sektorin e këshillit papnor për kulturën është arrestuar në flagrancë me 15 gramë kokainë e 5 pen drive me filma porno hard dhe me protagonistë minorenë.

Arrestimi i punonjësit të Vatikanit Ostilio Del Blazo 47 vjec është kryer më datë 1 shtator 2017 por gjatë orëve të fundit hetimet kanë zbardhur se materialet e sekuestruara nga ai ishin destinuar për t’ju dorëzuar personave të tjerë brenda mureve të Vatikanit.

Këtë lajm e kanë zbardhur sot mediat italiane sipas të cilave autoritetet e drejtësisë po hetojnë mbi personin apo personat që do të merrnin në dorëzim drogën dhe materialin pornografik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ostilio Del Blazo ndodhet aktualisht në arrest shtëpiak me byzyk elektronik për të evituar arratisjen e tij. Ai rrezikon një dënim deri më 5 vjet heqje lirie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punonjësi i Vatikanit u arrestua ndërsa po merrte makinën e tij në zonën Borgo Santo Spirito. Në zotërim iu gjet një kuletë në ngjyrë violetë, brenda së cilës ndodhej një zarf me 15 doza kokainë me peshë të përgjithshme 15 gramë e 5 pen drive me të njëjtën përmbajtje filmash pornografikë.

Për hetuesit italianë këto materiale duhej t’i dorëzoheshin dikujt në Vatikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?