FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot stuhi shiu. Rrezik përmbytjesh në Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Fier

Reshje dhe stuhi shiu sot në Shqipëri. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 15ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22 ºC dhe në zonat bregdetare nga 13C në 22ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndim me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri reshjet e shiut do jenë të vazhdueshme dhe në zonat veriore e bregdetare në formë shtërngatash të forta. Më të rrezikuara mbeten zonat e Lezhës, Durrësit, FushëKrujës, Fierit dhe Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që ministria bujqësisë dhe ajo energjitike kanë ngritur strukturat në alarm për të kontrolluar situatën në zonat më të rrezikuara. Po kështu ministri brendshëm ka nxjerrë në akset rrugore kontrolle për gjendjen e rrugëve dhe masat parandaluese sidomos në zonat malore ku ka rreziqe shembjesh të dherave apo rënie gurësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?