“Të njoftoj policinë? Nuk kam as telefon”, flasin dëshmitarët për vrasjen në Shkodër

Një ditë pas vrasjes së 32-vjeçarit Angjelin Shkami në Shkodër, policia ende nuk ka gjurmë të autorëve. Megjithëse ngjarja ndodhi në mes të ditës dhe në një zonë ku ka lëvizje, duket se vrasësit janë zhdukur në ajër. E policinë nuk janë duke e ndihmuar as dëshmitarë.

Për shkak të frikës ata janë shumë të rezervuar. Dëshmitarët thonë për News24, se përveç krismave nuk kanë parë e dëgjuar asgjë tjetër. Vrasja e Angjelin Shkamit ndodhi dje në mesditë në rrugën e varrezave në Shkodër. Shkami u gjet i vrarë në një makinë tip “Benz”, ndërsa pranë vendit të ngjarjes u gjetën 3 gëzhoja.

DËSHMIA A i keni dëgjuar krismat dje? Krismat po.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa mund të ketë qenë ora? Nuk e di me më myt. Këtu kam qenë, krismat i kam ndjerë. Sa ka qenë ora a 1 a 2 se di.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarjen nuk e keni parë? Jo. Se nga kanë ardhur, nga kanë shkuar e kush e nga kanë ikur se di në botë.

Jeni trembur? Momentalisht pata frikë por nuk lëviza vendin. Ndaj nuk pashë gjë as se kush e vrau, as kush e luajti.

Po më pas a e keni njoftuar policinë? Unë jo, e ka njoftuar tjetër kush. As si njohëm pse me njoftu policinë, kur si njohim ne.

Ke pas frikë ta njoftosh? Unë me njoftu? Unë s’kam as telefon. Unë s’kam as telefon me vete.

Keni dhënë dëshmi në polici? Kemi dhënë dëshmi, kam ndenjur 10 orë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?