FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të paktën katër të vdekur dhe 50 të plagosur pas rrëzimit të trenit

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një treni në veri të Spanjës, tha sot nënkryetari i qytetit të O Porrino për televizionin 24Horas. “Një nga të plagosurit ka dëmtime të rënda, në rrezik për jetën”, tha ai. Operatori hekurudhor, Renfe njoftoi më parë  se kishte disa të vdekur në aksidentin e ndodhur. Sipas “El Mundo” treni u rrëzua në një urë në afërsi të stacionit të trenit O Porriño, në provincën Pontevedra rreth 9:30. “Rreth 60 persona ishin në bordin e trenit, që ishte nisur ngaVigo, Portugali”, tha Renfe. Shkaku i aksidentit nuk dihet akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?