Tentoi të vriste të dashurin e gruas, parandalohet tragjedia në Kukës
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kukës, ku një shtetas 30 vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë të dashurin e gruas.
Ngjarja
Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;
-Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e shtetasit K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, ( bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konflikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K.

