Teoria e djathit kaçkavall mbi Covid-19, janë 10 hapa për shpëtimin
Bota po përballet me valën e dytë të Covid-19 dhe qeveritë kanë ndërmarrë masa të ndryshme shtrënguese për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Disa shkencëtarë mendojnë se asnjë nga masat nuk është më efektive sesa bashkimi i të gjitha masave. Këtë gjë ata e quajnë “teoria e djathit kaçkavall”.
Virologu australian Ian Mackay, profesor në Universitetin e Kuinslendit, thotë se asnjë masë shtrënguese nuk është e fortë mjaftueshëm për të ndalur virusin, pasi çdo masë ka hapësira që e lejojnë kalimin e virusit.
Ai merr fetat e holla të djathit kaçkavall. Nëse i konsiderojmë këto feta djathi si masa shtrënguese, secila prej tyre ka vrima që e lejojnë virusin që të kalojë. Nëse bashkohen bashkë, vrimat do të mbyllen dhe mund të krijohet një mur i pakalueshëm për virusin.
Në total, Mackay flet për 10 “feta djathi”. 5 kanë të bëjnë me përgjegjësitë individuale dhe 5 me përgjegjësitë shoqërore.
Rregullat
1. Respektim i distancës sociale dhe qëndrimi në shtëpi nëse kemi simptoma.
2. Përdorimi i maskës.
3. Larja e shpeshtë e duarve.
4. Shmangia e prekjes së fytyrës.
5. Shmangia e qëndrimit në vende me shumë njerëz, sidomos nëse janë ambiente të mbyllura.
6. Shënjestrimi i kontakteve dhe testimi i tyre i shpejtë.
7. Ajrosja e mirë e ambienteve të mbyllura.
8. Komunikimi i qartë i rregullave për popullin, me mesazhe që kuptohen lehtë.
9. Mbikqyrja e karantinimit të rasteve të konfirmuara dhe kontakteve të tyre.
10. Në fund, krijimi i vaksinës. Ndërkohë që pritet vaksina, duhen respektuar pikat e mësipërme.
KOHA JONË SONDAZH

