FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmeti në Itali/A mund të shmangej tragjedia?

Ndonëse trishtimi dhe kërkimet kanë pushtuar Italinë qendrore mediat vendase kanë nisur të bëjnë analiza dhe të kërkojnë një përgjigje për këtë katastrofë që u mori jetën dhjetëra personave.

Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga tërmeti në Aquila mesa duket siguria e ndërtesa ende nuk ishte normalizuar. Madje të përditshmet theksojnë se shumë prej fondeve të cilat duhet të ishin akorduar për sigurinë e banesave janë sfumuar.

Pasi gjendja të qetësohet duhet kërkuar një përgjegjës e sipas mediave është burokracia e cila në rastet e fatkeqësive vonon shpërndarjen e fondeve e më pas katastrofa ndjek katastrofën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tërmetit në Aquila, komunat e Amatrice dhe Akumoli dy ndër qytezat më të goditura dy ditë më parë u klasifikuan si zonat e kategorisë së parë më të rrezikuarat nga lëkundjet sizmike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e atëhershme e Berlusconit miratoi një shumë prej 1 miliardë euro që do të përdoreshin brenda vitit 2016 për zonat më të rrezikuara. Këto para do të shërbenin për rindërtimin e ndërtesave duke i siguruar fortësi më të madhe.

Por mesa duket në provincën e Amatrice në dy-tre vitet e para nuk shkoi asnjë euro. Shumë prej fondeve rezultojnë të bllokuara sepse institucionet lokale nuk mund të gjenin burimet për të financuar projektet.

Të përditshmet pyesin se ku kanë përfunduar këto para të cilat nëse do të shërbenin për rindërtimin e banesave ndoshta do të ishte shmangur edhe tragjedia. Report TV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?