Terrorizmi – Masat e sigurisë për Pashkët, Xhafaj ndjek nga afër kontrollet në kisha

Të gjitha objektet e kultit, të besimit katolik, janë monitoruar nga forca të shumta policie, por edhe të RENEA-s, me qëllim parandalimin e ndonjë sulmi ekstremist me rastin e festës së Pashkëve. Zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit e kishte bërë publik një ditë më parë, e monitoroi nga afër edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, besimtarët e kanë konsideruar të drejtë impenjimin e policisë, por thonë se harmonia fetare që karakterizon vendin tonë, nuk lë vënd për realizimin e sulmeve të tilla.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ndjekur nga afër zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit ka hartuar për të garantuar rendin e sigurinë në objektet e kultit, me rastin e festës së Pashkëve.

Paraditen e së shtunës, Xhafaj ishte në ambientet e kishës katolike, ku takoi edhe efektivët të cilët ishin vendosur aty për të monitoruar situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë gjithë kohës, ambientet e kishave janë vëzhguar nga dhjetra efektivë të policisë, por edhe forcave RENEA, por nuk është shënuar ndonjë incident.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë qytetarët, të cilët kanë marrë pjesë në ritet e kësaj feste, thonë se sulme terroriste nuk kanë ndodhur asnjëherë në Shqipëri, por se e shikojnë të drejtë marrjen e masave nga policia për të parandaluar ngjarje të tilla.

Policia e Shtetit paralajmëroi masat që kishte hartuar për ditët e festës, ku tha se ka kaluar në shërbim të përforcuar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e festës së Pashkëve.

Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?