Tiranë, zbulohet një tjetër laborator me kanabis

Një laborator për përpunimin e kanabisit  është zbuluar mesditën e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një laborator në zonën e Shkozës, në kryeqytet.

Mësohet se laboratori është gjetur në një prej ish-tuneleve të Uzinës së traktorëve. Laboratori është zbuluar nga efektivët e komisariatit numër 1.

Tuneli në Shkozë mësohet se ishte pajisur me llampa për të rritur dhe tharë kanabisin në kushte të brendshme, për të mos rënë në sy. Mësohet se janë 4 persona që janë shoqëruar në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?