Transformimi i Librazhdit, 3 investimet kryesore të kryebashkiakut Mariglen Disha
Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha ka zbuluar në podkastin ”Me Julin në Radar”, tre projektet e mëdha që do të zhvillohen që Librazhd duke i dhënë një ndryshim rrënjësor qytetit. Bhwhet fjalw pwr rikontruksionin e rrugëve kryesore të fshatrave.
“Sot e them me plot gojën dhe qyteti i Librazhdit nuk është më qytet tranzit që njerëzit thjesht kalonin dhe iknin, në Maqedoni, Greqi, Korçë e Pogradec. Sot është kthyer vërtet si një qytet me destinacion turizmin malor”,-u shpreh Disha.
Juli: Cilat janë tre projektet sfidante tuajat për mandatin, buxhetin afatmesëm të bashkisë suaj?
Mariglen Disha: Për buxhetin afatmesëm siç e thashë dhe pak më parë është zhvillimi i turizmit malor në Shqipëri. Kemi shumë projekte të tjera që i kemi ndarë me lote. Loti i parë, i dytë dhe i tretë që janë rikontruksioni i rrugëve kryesore të fshatrave sepse paralelisht me rikonstruksionin e rrugëve kryesorë të fshatrave unë zhvilloj dhe turizëm malor.
Juli: Po patjetër janë ndërthurur.
Disha: Sot e them me plot gojën dhe qyteti i Librazhdit nuk është më qytet tranzit që njerëzit thjesht kalonin dhe iknin, në Maqedoni, Greqi, Korçë e Pogradec. Sot është kthyer vërtet si një qytet me destinacion turizmin malor. Por turist ke si në qytet por edhe në të gjitha njësitë administrative. Kjo është falë punës së mirë për të bërë në lidhje me rikonstruksionin e rrugëve kryesore të fshatrave. Tani rrugët kryesore që janë të rikonstruktuara me ligjine paketës së maleve kemi rreth 260 aplikime, që kanë aplikuar për paketën e maleve. Është një numër i konsiderueshëm. Shumica e tyre janë banorë që kanë shprehur dëshirën, kanë sjellë projektet për të investuar në vendlindjet e tyre.

KOHA JONË SONDAZH

