Trupi i mjeshtrit të madh Ilia Tërpini sot kthehet në atdhe

Trupi i pajetë i mjeshtrit të kinemasë shqiptare, Ilia Tërpini, sot do të kthehet në atdhe. Ilia Tërpini u nda nga jeta më 13 korrik nga një sëmundje e papritur në Saint Julien (Francë) afër Gjenevës (Zvicër).

Për kthimin e trupit në atdhe dhe për homazhet që do të mbahen ditën e mërkurë më 18 korrik në Muzeun Historik Kombëtar, vet i biri Klevis Tërpini që jeton në Francë ka njoftuar të gjithë miqtë me këto fjalë:

”Përshëndetje të gjithëve. Ju falënderoj shumë të gjithëve për ngushëllimet që na keni bërë. Për lajm: babi im u nda nga kjo bote në 7h35 në qytezën Saint Julien (Francë) afër Gjeneves (Zvicër) në prezencën time me dhimbje shumë të mëdhaja, nga një sëmundje e rëndë që pati. Nuk arritëm dot ta kthenim me jetë e të ishte në shtëpinë e vet dhe vendin e vet për fundin e tij fizik, por shpirti i tij është. Mbërritja e Ilias (Lluit) në atdhe do jete të martën”, shkruan Klevis Tërpini, djali i artistit të ndjerë Ilia Tërpini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klevis Tërpini shkruan më tej se: ”Ju lajmërojmë për homazhet e babit tonë Ilia Tërpini. Do bëhen të mërkurën tek Muzeu Kombëtar ora 10h. Ju mirëpresim me dashuri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?