U vra për një borxh? Policia kërkon të burgosurin që…
Policia e Shkodrës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjen e Angjelin Shkami, ditën e djeshme më Shkodër. 32-vjeçari banues në Shkodër, është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”.
Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit tip “Benz” me targa AA 275 BF. Burime nga policia e Shkodrës thonë se autor i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Artan Koçeku. Mësohet se ky i fundit sapo kishte dalë me leje nga burgun i Fushë-Krujës, ku vuante dënimin për vjedhje.
Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë një borxh i pashlyer. Angjelin Shkami, 32-vjeçari që u vra dje në Shkodër nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Kjo pasi rezulton të jetë arrestuar më parë për kultivim narkotikësh.
Shkami ishte liruar në prill të këtij viti dhe prej atëherë nuk rezulton të ketë pasur probleme.

