Ushtria zbarkon te hoteli ku vdiqën 4 turistët rusë në Kavajë
Në ambientet e hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës idhin policë dhe prokurorë. Policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare janë duke kryer një eksperiment hetimor në ambientet e saunës ku u gjetën pa jetë 4 rusët.
Pjesë e këtij eksperimenti do të jetë mbushja e hollit të saunës me avuj me përmbajtje klori si dhe dyoksid karboni. Këto dy element dyshohet se shkaktuan vdekjen e katër rusëve por ende mjekësia ligjore shqiptare nuk përcaktoi se kush ishte agjenti kimik që solli asfiksinë e tyre.
Viktimat janë Natalia Burenkova, 58-vjeçe, Sergei Burenkov, 60-vjeç, Nikita Belousov, 37-vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31-vjeçe. Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh.

