Vdiqën të dy dhe bashkë do të varrosen, përcillen në banesën e fundit Borani dhe Silvi

Kuja, dhimbja dhe lotët kanë mbërthyer familjen Berçana dhe Ndoci në Shkodër. Borani dhe Silvi, përkatësisht 30-vjeç dhe 24 vjeç do të përcillen sot në banesën e fundit.

Familja Berçana ka hapur dyert e mortit për çiftin, i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm brenda në makinën e tyre.

Mësohet se, trupat kanë ardhur nga morgu në shtëpinë e prindërve të djalit, Boranit. Ceremonia mortore u zhvillua sot në orën 11:00 dhe të dy viktimat do të varrosen së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekzekutimi i çiftit ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Djali i çiftit, i cili ndodhej në makinë fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?