Veliaj: Buxheti i 2018, më i larti që ka njohur Tirana

”Buxheti i vitit 2018 është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës”. Në mbledhjen e sotme të këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se falë mirë-adminsitirmit, për të tretin vit rresht, buxheti sa vjen e rritet

”Fakti që ky është viti i tretë rresht që vijmë përpara Këshillit me një buxhet me rritje, besoj se na jep të gjithëve të drejtën të ndihemi krenarë për punën që kemi bërë, por, ç’është akoma më e rëndësishme, na jep arsye të ndihemi optimistë se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte që do të na çojnë një hap më pranë objektivit tonë për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër. Ky është padyshim kurorëzimi më i bukur që mund t’i bëhej një viti shumë të mirë për qytetin”- deklaroi Veliaj.

Veliaj gjithashtu prezantoi edhe bilancin e punëve të bëra gjatë këtij viti nga Bashkia e Tiranës. Kreu i Bashkisë tha se ky vit që po mbyllet ka qenë padyshim një vit shumë i mirë për kryeqytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj deklaroi edhe se numri i turistëve në kryeqytet është rritur 2.5 herë. “Zhvillimi i turizmit ka ardhur nga puna e madhe që kemi bërë, duke krijuar ofertë të mirë në Tiranë. Pazari i Ri është kthyer nga gërmadhë në një nga zonat më tërheqëse për turistët”, deklaroi Veliaj. “Numri i turistëve është rritur 2.5 herë, shpresojmë që të rritet edhe më shumë”, shtoi kryebashkiaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?