Veliaj fton qytetarët të votojnë për yllin e muzikës botërore që duan në kryeqytet

Kjo verë pritet që të jetë vërtetë e nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të oranizohen në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj ka postuar në tëitter një sondazh ku qytetarët mund të zgjedhin se cilin këngëtar dëshirojnë që të ndjekin live këtë verë në kryeqytet.

Nuk bëhet fjalë për emra të zakonshëm, por për yjet e muzikës botërore që do t’i kishte zili çdo skenë europiane.

Ermal Meta, Rita Ora janë në listën e muzikantëve që qytetarët e Tiranës do të mund të zgjedhin, ndërsa nuk mungojnë as Martin Garrix dhe Alan Walker. Një tjetër emër i njohur është edhe ylli i muzikës Daddy Yankee, me hitet si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po i afrohemi 3 viteve pune intensive ne @BashkiaTirane e po mendojme per nje stine festive te papare ne Kryeqytet kete vere! Ke do donit te kishim? Voto me poshte dhe vendos vete me ke do te festosh”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?