Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj: Parking i ri publik në Tiranë, me 400 vende

Aktualitet E enjte, 15 Prill 2021 06:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkia e Tiranës do të nisë punimet edhe për ndërtimin e një parkingu me kapacitet 400 vende, i cili do ta kthejë stacionin e vjetër të trenit në një zonë transporti urban qytetas, paralelisht me projektin e ri të zgjatimit të bulevardit.

Gjatë inspektimit të punimeve në bulevardin e ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se në dy muajt e fundit, ky projekt ka ecur më shumë se në katër vitet e shkuara.

“Kemi marrë një vendim që në mes të bulevardit të kemi një park qendror, shumë i ngjashëm me atë që qytetarët kanë parë në Nju Jork ose në qytete të tjera të rëndësishme të botës”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se vendimi i parë i marrë nga bashkia për këtë projekt ishte pasja e një parku qendror, rreth 6 herë më të madh se parku “Rinia”, i cili vjen në dobi të qytetarëve dhe shton vlerën e pronës në këtë zonë të Tiranës. Sipas tij, qytetarët e njësisë nr. 11 kanë nevojë që bulevardin, bashkë me zhvillimin dhe urbanizimin që sjell ai, ta shohin edhe si një hapësirë argëtuese dhe çlodhëse. 

Kryebashkiaku falënderoi familjet tiranase, të cilat janë treguar shumë bashkëpunuese për çështjen e shpronësimeve, në mënyrë që puna të ecë më shpejt.

“Ne do të marrim masa që, ashtu siç vepruam te Liqeni Artificial, të sistemojmë të gjitha familjet, qofshin këto të komunitetit rom, apo të komuniteteve të tjera, në banesa të ngjashme ose më të mira se ato që kanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se një tjetër lajm i mirë është edhe rinegocimi i kontratës me fondin Abu Dhabi, që qyteti të mos rëndohet nga interesat financiare, të papërballueshme për financat e bashkisë.

“Po gjejmë konsensus për të ulur pak normat e interesit dhe për t’u siguruar që kontrata të zgjatet. Kjo na lehtëson edhe mënyrën se si ne bëjmë pagesat dhe financimin nga Bashkia e Tiranës”, tha ai. Ndërsa, theksoi se vizioni për të pasur një park qendror vjen si nevojë edhe për të shkarkuar mbingarkesën e qytetit, duke u zgjeruar në drejtim të lumit të Tiranës.

Mund t'ju interesojë

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi...

Para 4 orësh
Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Para 4 orësh
KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

Para 4 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Një tjetër lajm i mirë për qytetarët është se shumë shpejt fillojmë punimet për parkingun 400 vendesh, në zonën ku sot ndodhet stacioni i vjetër i trenit”, tha Veliaj.

Ai sqaroi se, bashkia do ta kthejë stacionin e trenit në Tiranë, jo në stacion mallrash, por në shërbim të transportit publik.

“Kjo zonë do të jetë një stacion urban qytetas për pasagjerë, kurse procesimi i mallrave do të ndodhë jashtë Tiranës. Në asnjë vend të botës nuk ka nostalgji për të pasur përpunim mallrash në stacionin qendror të qytetit, prandaj do të rikthejmë stacionin e qytetit vetëm për pasagjerët”, tha Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bashkia e Tiranës së shpejti do të ketë një prezantim të plotë të të gjitha ndryshimeve që i janë bërë projektit të bulevardit të ri, i cili sot quhet projekti i “Parkut Qendror të Tiranës” dhe i “Parkut të Lumit të Tiranës”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 3 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 3 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 3 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 4 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 4 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 3 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 5 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.