Vëllai i Klement Balilit kërkon kthimin e ‘Santa Quaranta’ dhe biznesve: U ndërtuan me para të ligjshme

Bashkim Balili, vëllai i të shumëkërkuarit nga drejtësia Klement Balili ka reaguar në media për bllokimin e liçensave të biznesit.

Ai ka deklaruar për News24 se kompleksi Santa Quaranta është ndërtuar me të ardhura të ligjshme dhe se ai do ta apelojë vendimin për sekuestrimin e pasurive.

“Shoqëria ime Balili&Co” ka aktivitet 23-vjeçar dhe nuk kam ortak as vëllezërit dhe as fëmijët në kompani. Kam 350 punonjës të regjistruar. Kam marrë pjesë në tendera konform ligjit.Çdo gjë është pasqyruar në ekstraktet e QKR-së.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?