Autoriteti Rrugor shqiptar, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se kanë përfunduar punimet për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin rrugor Lin-Pogradec, tre muaj para afatit të përcaktuar.
Sipas njoftimit tashmë rruga përfshin gjelbërim, trotuare të gjera, korsi biçikletash, ndriçim në të gjithë gjatësinë e saj.
Gjithashtu tuneli panoramik është i aksesueshëm për të gjithë përdoruesit e rrugës, bën me dije ARRSH.
