VIDEO Dëshmia rrëqethëse e 13-vjeçarit: Shokët më tallin e më thonë “gay”, kam dashur të vras veten
Jo pak i tronditur dhe shumë i prekur 13-vjeçari që nuk e ka ndarë problemin e tij me askënd tjetër përveç psikologes ka rrëfyer se shumë herë nuk ka dashur të jetojë dhe i ka shkuar në mend t’i jepte fund jetës.
“Shokët më tallin, më thonë ‘Je gay’ për shkak të zërit të hollë. Ka 3 vjet që tallen me mua, ndjehem shumë keq. Nuk është faji im që e kam zërin e hollë. Kam patur raste kur nuk doja të jetoja. Nuk i kam treguar prindërve, vetëm psikologes”, thotë ai ndërsa iu ka bërë edhe një apel të gjithë adoleshentëve dhe të rinjve që mund të jenë në situatën e tij.
“Tregojani prindërve dhe psikologeve”, shprehet ai.

