Video e Ramës kur bllokonte negociatat për kreun e qarkut Fier. Vasili: Ky është njeriu anti integrim

Shqipëria ka humbur disa herë shansin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Ndërsa sot justifikimi i qeverisë është se vendet e BE kanë probleme mes tyre, para vitit 2013 ishte Shqipëria ajo që kishte probleme, pasi opozita nuk binte dakord për miratimin e reformave.
Historia e Edi Ramës në PS njeh disa momente kur negociatat dhe integrimi janë djegur nga qëndrimi bojkotues i PS-së dhe Edi Ramës. Rasti më flagrant është humbja e negociatave në vitet 2011-2012 për shkak të kërkesës absurde të Edi Ramës për t’i dhënë PS-së kreun e Këshillit të Qarkut Fier. Bëhej fjalë një post pa rëndësi dhe që nuk i takonte realisht PS-së, pasi shumica në këshill ishte PD-LSI, Edi Rama dogji shansin e integrimit. Për këshillin e qarkut Fier u bllokua votimi i tre ligjeve që kërkohej nga Brukseli, u bën protesta të dhunshme dhe u bllokuan rrugët nga PS-ja e Edi Ramës dhe rezultati solli bllokimin e integrimit.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar videon e kohës kur Edi Rama bllokonte integrimin për arsye naive.
Edi Rama njeriu antiintegrim! A keni dëgjuar Ramën, që sa here shkel Kushtetutën apo bën gati koncesionin e radhës fillon e flet për integrimin europian dhe për negociatatat? Fillon zbulon armiqtë dhe miqtë e integrimit. Po kush më mirë se Rama mund ta bëjë këtë? Si njeriu më antiintegrim Rama nuk ka rivale. Për të freskuar memorjen e të gjithëve ndiqeni VIDEON, që tregon se si Rama bllokoi për tre vjet integrimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë vetëm e vetëm për një cope Kryetar Qarku në Fier”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?