VIDEO/ Hipi në taracë për pronën, Policia dhunon vajzën
Skena të rënda janë shënuar këtë të enjte në Vlorë nga Policia e Shtetit, kjo për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje. Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa.
Ajo nuk ka pranuar vlerën e dhënë për shpronësim dhe ka hipur në tarracën e ndërtesës dy katëshe prej ku shprehet se do të kundërshtojë me çdo kusht shembjen. Vajza është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë. Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe nëna për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Hoxhaj shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh dhe i zotëron të gjitha dokumentet e rregullta me vendim gjyqësor. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtesës mësohet se po bëhet për të hapur një rrugë lidhëse me Lungomaren e Vlorës.
Momenti i shoqërimit

