Video-skandali në Elbasan, pezullohet polici i krimeve të rënda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Ajet Jança, i cili u filmua mëngjesin e sotëm duke prangosur me dhunë një qytetar në sy të fëmijëve dhe gruas së tij.

Pas denoncimit të videos nga “Jeta Osh Qef”, punonjësi i policisë u pezullua dhe ndaj tij ka nisur procedim disiplinor për veprime arbitrare ndaj qytetarit që prangosi. Në video duket qartë momenti se si punonjësi i policisë, i veshur civil, merr me forcë dhe i vendos prangat qytetarit pa asnjë motiv.

Pasi u shoqërua në komisariat nga nënkomisar Jança, qytetari u verifikua dhe u la i lirë pasi nuk kishte bërë asnjë shkelje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?