FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijon spastrimi në Turqi, pezullohen nga detyra rreth 8 mijë policë

Autoritetet në Turqi kanë pezulluar nga detyra rreth 8 mijë oficerë policie në të gjithë vendin, përfshirë Stamboll dhe Ankara, pas dyshimeve për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar turk mbi sigurinë për Agjencinë e Lajmeve Reuters.

Ndërkohë numri i të arrestuarve ka shkuar në 6 mijë. Ata janë anëtarë të sistemit gjyqësor dhe ushtarak, përshirë gjeneralë, të akuzuar si pjesë e grushtit të shtetit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u zotua se do të pastrojë organet shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria turke pretendon se pas plotit për të rrëzuar qeverinë qëndron kleriku Fethullah Gulen. Ky i fundit i ka mohuar me forcë këto akuza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?