Vrasja ne Durres – Bashkëshortja e Agim Arapit: Kanë famë për lekë por burrin ma futën në dhe

Bashkëshortja e Agim Arapit, 58-vjeçarit nga Durrësi që ndërroi jetë pas sulmit të dy vëllezërve Ekonomi, tregon se si nisi konflikti.

Vjollca Arapi thotë se shkak për këtë ngjarje është bërë Jurgen Kurti që sipas saj, ai nuk iu është përmbajtur marrëveshjes për të paguar qeranë e tubit të aspirimit dhe i ka kërcënuar me jetë në momentin që së bashku me bashkëshortin i kanë kërkuar të kryente pagesën.

Vjollca Arapi:“Jurgen Kurti ka hyrë dy herë brenda. Hunda e burrit tim ishte copëtuar komplet. Nuk janë vetëm grushta. Nuk ishte burri im i famshëm që ta vriste Jurgen Kurti, Ko Jurgen Kurti, Koç Ekonomi dhe Kujtim Kurti. Koçi ka famë për lekët por burrin tim ma futën në dhe”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar në Bulevardin Epidam.  Sipas ekspertizës mjekoligjore, Agim Arapi ndërroi jetë si pasojë e një infarkti pas dhunës fizike që u ushtrua prej tij nga dy autorët e dyshuar, vëllezërit  Ekonomi. /Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?