Xhaçka me atashetë ushtarakë: Angazhim më të madh për projektet me aleatët

Në takimin e fundvitit me atashetë ushtarakë shqiptarë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u kërkoi atyre angazhim dhe vëmendje maksimale për projekte të reja bashkëpunimi me vendet, ku ata ushtrojnë misionin. Sipas ministres, kontributi i tyre në këtë drejtim vjen në funksion të fuqizimit të Forcave të Armatosura.

“Roli dhe puna juaj gjatë vitit të ardhshëm duhet të përqëndrohet gjithnjë e më shumë në nxitjen e projekteve të përbashkëta mes vendit tonë dhe vendeve ku ju jeni të atashuar, në funksion të fuqizimit të Forcave të Armatosura. Profilizimi i efektivëve tanë dhe avantazhi krahasues janë dy tiparet që ditë pas dite pa karakterizojnë Forcat tona të Armatosura, ndaj dhe kontributi juaj dhe roli proaktiv në drejtim të arsimimit dhe stërvitjeve të përbashkëta do të rriste cilësinë e performancës së FA”, tha ndër të tjera Ministrja.

Ministrja Xhaçka porositi atashetë ushtarakë që të kujdesen maksimalisht për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura që gjendet në zonat e tyre të përgjegjësisë, që nga studentët deri tek efektivët e dislokuar në misione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?