Zbardhet misteri i humbjes së nuhatjes nga Covid-19

Në fillim të pandemisë së Covid-19, mjekët u shqetësuan se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të sinjalizonte se virusi hynte në tru përmes hundës, por sudimet tregojnë se nuk ndodh kështu. Sandeep Robert Datta, një neuroshkencëtar në Shkollën Mjekësore në Harvard, thotë se sulmi i virusit ndodh drejpërdrejt në hundë, në epitelin e hundës. Për të virusi nuk godet neuronet.

Neuronet e nuhatjes nuk kanë receptorë të enzimës së njohur si ACE2, gjë që lejon hyrjen e virusit në qeliza, në sipërfaqen e tyre. Qelizat sustenkulare të cilat mbështesin neuronet shqisore në shumë mënyra, janë të mbushura me receptorë. Këto qeliza luajnë një rol të rëndësishëm pasi ndihmojnë neuronet që të çojnë sinjale në tru. Nëse ekuilibri prishet, kjo mund të çojë në mbyllje të sinjalizimit neuronal dhe për këtë arsye humbet edhe nuhatja.

Kur vini re probleme me nuhatjen, ka probleme edhe me shijimin e ushqimeve dhe kjo ndodh sepse zona e hundës i kontrollon të dyja shqisat. Kur përtypni ushqim, molekulat e aromës hyjnë në pjesën e prapme të hundës nga ku bëhet edhe dallimi mes të ëmblës, së thartës, të hidhurës dhe të kripurës. Hunda ju tregon specifikat për një ushqim të caktuar. Nëse bllokoni hundën, ushqimi nuk shijon njësoj sepse vështirë ta nuhasni. Humbja e nuhatjes/shijimit nuk është 100% shenjë e infektimit me koronavirus, pasi duhen patur parasysh edhe shumë faktorë të tjerë, si:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosha: Me rritjen në moshë, njeriu humbet fibrat nervore të nuhatjes, veçanërisht mbi moshën 60 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bllokimet: Bllokimet në hundë ndodhin edhe për shkak të atyre që quhen nasal polyps, tumore jokanceroze që rriten në hundë dhe trajtohen me sprucues për hundët, ilaçe ose kirurgji.

Dëmtimet e kokës: Dëmtimet e kokës, qafës dhe trurit mund të dëmtojnë nervin përgjegjës për nuhatjen.

Kushte të caktuara mjekësore: Mjekët nuk e kanë kuptuar ende lidhjen, por studimet thonë se humbja e nuhatjes/shijes mund të jetë paralajmërim për sëmundje si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Gjendje të tjera mjekësore që dëmtojnë nervat e nuhatjes janë: diabeti, paraliza Bell, sëmundja e Huntingtonit, sëmundje specifike të kockave, sindroma Sjorgren etj.

Kanceri dhe trajtimi: Disa lloje kanceri dhe trajtimet e tij ndryshojnë mesazhet në hundë. Kimioterapia dhe ilaçe të caktuara të trajtimit të kancerit, kanë efekt anësor edhe humbjen e nuhatjes dhe shijimit.

Mjekimi: Disa medikamente, qofshin këto edhe pa recetën e mjekun, mund të ndikojë te shqisat. Këtu bëjnë pjesë veçanërisht antibiotikët dhe medikamentet e marra për presionin e lartë të gjakut. Ilaçet ndryshojnë receptorët e shijes.

Mungesa e vitaminave: Humbja e aftësisë për të nuhatur dhe shijuar mund të jetë shenjë gjithashtu se trupi është duke ju thënë se keni nevojë për vitamina. Zakonisht mungesat e vitaminave A, B5, B12 dhe zinku e shkaktojnë këtë ndryshim.

Duhani, droga dhe kimikate të tjera: Tymi i duhanit dëmton dhe vret qelizat që ndihmojnë trurin të klasifikojë aromat dhe shijet. Pirja e duhanit dëmton mukozën dhe zvogëlon receptorët e shijes. Përdorimi i kokainës mund të ketë një efekt të ngjashëm. Kimikate të rrezikshme janë klori, tretësit e bojës dhe formaldehidi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?