Zgjedhjet në Mal të Zi: Reagime nga Gjermania

Nga DW-

Pakënaqësi për stilin autoritar të Gjukanoviçit: Pas zgjedhjeve në Mal të Zi, për Deutsche Wellen shprehet deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, raportuese për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar të FDP.  

Deputetja e partisë liberale gjermane, FDP, Renata Alt dhe anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut shprehet një reagim ekskluziv për Deutsche Wellen pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, ku partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç ka pësuar humbje të ndjeshme. Rezultati zgjedhor për deputeten liberale tregon pakënaqësinë në vend. “Humbjet e ndjeshme për partinë DPS të Milo Gjukanoviç, tregojnë se sa e madhe është bërë pakënaqësia mbi stilin autoritar të tij. Së fundmi ai përmes vendimit për ligjin e kontestuar të kishës, ka mobilizuar qytetarët e rinj dhe ortodoksë në vendin thellësisht të përçarë në favor të partive opozitare.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportuesja e grupit parlamentar liberal për Balkanin Perëndimor, Renata Alt bën edhe një parashikim për të ardhmen politike të Gjukanoviçit. “Ajo që e kërcënon atë, është një bashkëjetesë e pakëndshme me një qeveri të re armiqësore ndaj tij. Por nëse aleanca pro-ruse e Frontit Demokratik do të bjerë në ujdi me të dyja alencat proeuropiane për një program qeverisës është më shumë se e pasigurtë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshime deputetja liberale shpreh edhe për orientimin properëndimor të një qeverie të re. “E dyshueshme është, nëse një qeveri e tillë, do ta drejtojë vendin në shinat e duhura. E rëndësishme është, që BE të heqë dorë nga rezervimi i saj për deficitet demokratike në Mal të Zi. Paraqitja si kryesuese në procesin e integrimit vetëm krijon iluzionin e demokracisë në vend. Kjo nuk duhet dhe nuk ka si të jetë në interes të BE”, thekson deputetja liberale, Renate Alt në reagimin e saj për Deutsche Wellen, pas zgjedhjeve në Mal të Zi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?