Zgjedhjet në Malin e Zi, Camaj: Shqiptarët duhet të bashkohen

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj, i renditur i treti në listën shqiptare të zgjedhjeve, tha se pritshmëritë e shqiptarëve me dy mandate u plotësuan, por shtoi se mund të ishte bërë më shumë.

”Opozita ka bërë shumicën absolute, nëse mbeten këto rezultate. Tani i mbetet negociatave dhe ne do të pozicionohemi aty ku është interesi i shqiptarëve. Akoma jemi në pritje se çfarë do të ndodhë. Shqiptarët nuk duhet të vënë vija të kuqe ndaj askujt por do të provojmë të mos mbetemi në opozitë sepse ashtu nuk zgjidhen dot çështjet”,- tha në ”A2cnn”.

Sipas tij, komuniteti shqiptar i do partitë shqiptare të unifikuara. ”Shqiptarët na duan të bashkuar, edhe votuesit e Listës Shqiptare dhe votuesit e koalicionit tjetër shqiptar na duan së bashku. Nuk kemi rrugëdalje tjetër vetëm që të ulemi dhe të bashkohemi. Duhet të ulemi të bisedojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?