Home Aktualitet Akuza e Bashë...

Akuza e Bashës në SPAK, reagon Këlliçi: S’ma bën syri tërr!

86
0

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi për padinë që është bërë ndaj tij në SPAK për falsifikim të vulës dhe dokumenteve gjatë organizimit të kuvendit kombëtar të partisë më 11 dhjetor. Kuvendi nuk njihet nga Lulzim Basha, por të shtunën ai vendosi ta shkarkojë atë nga posti i kryetarit të partisë.

“Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Është bërë gjithçka për të na asgjësuar si Parti Demokratike. Ndaj meje janë depozituar 11 padi në SPAK nga Erion Veliaj, Ardian Çela, Mirel Mërtiri dhe gjithë fijet e tjera të pushtetit okult të Edi Ramës. Sot m’u shtua edhe një, nga Gazment Bardhi!

Zoti Bardhi! Ju dhe ish kryetari ynë jeni shkarkuar nga funksionet tuaja nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021. Me padinë tënde të porositur s’ma bën syri tërr. Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës”, shkroi Këlliçi në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit