Home Aktualitet Akuza e dytë ...

Akuza e dytë për Vangjush Dakon, një ”lapsus” 18 milionë lekë

62
0

Arrestimi i ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në lidhje me abuzimet në ndërtimin e pallatit, ku Prokuroria e Posaçme i bashkangjiti kësaj dosje dhe një rast tjetër për të bindur Gjykatën. Akuza e dytë është për projektin e shëtitores “Promenada” që të çon në zonën e Currilave.

Por çfarë kishte ndodhur?

Për të llogaritur vlerën e tenderit për projektin e shëtitores, punonjësit ishin bazuar në një projekt të mëparshëm të sheshit “Taulantia”. Gjatë veprimeve matematikore ishte përllogaritur një vlerë prej 22 milionë lekësh për projektin. Tenderin e shpallur e fiton kompania SPHAERA me qendër në Tiranë e cila ofron një shumë pranë kufirit maksimal. Vijojnë veprimet proceduriale, nënshkrimi i kontratës dhe pagesa e 60% të shumës për projektin.

Gjatë kontrollit në Qershor të 2015, KLSH zbulon se gjatë përllogaritjes së vlerave kishte një gabim matematikor. Vlera e projektit duhej të ishte vetëm 2.2 milionë lekë. Dhe vendos si rekomandim që t’i kërkohet kompanisë projektuese kthimi i diferencës prej 18 milionë lekësh duke e konsideruar atë shumë, dëm ndaj buxhetit të shtetit.

Në këtë pikë, SPAK, ka konstatuar shkeljen e radhës. Megjithëse rekomandimi i KLSH ishte për kërkesën e rikthimit të shumës, kryetari i bashkisë, në atë kohë, Vangjush Dako me vartësit e tij, 6 muaj më pas, në Dhjetor 2015 kanë vijuar procedurat për pagesën e pjesës tjetër të shumës, kompanisë fituese të tenderit.

Sipas dosjes së Gjykatës rezulton se në mometin kur vihet në dijeni për faktin penal,  Dako autorizon juristin Ermal Pronjari që të padisë në gjykatë kompaninë “SPHAERA” dhe të kërkojë rikuperimin e dëmit ekonomik. Në 17 korrik 2016, Gjykata vendos të pushojë çështjen, me argumentin se nuk ishte paraqitur në seancë përfaqësuesi i bashkisë së Durrësit. Për këtë çështje bashkë m Dakon, SPAK ka ngritur akuzë edhe për Adhurim Qehahajn, drejtor në bashki dhe dy punonjësit e tjerë Adnand Tocila e Diana Dedja.

Marrë nga /Tv Klan/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit