Home Aktualitet Akuza e fortë...

Akuza e fortë nga Berisha: Rama ka çuar në Kuvend ligjin për t’i hapur rrugë trafikimit të fëmijëve

180
0

Nga ”Foltorja” në Kamëz, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka dërguar në Parlament ligjin që i hap rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet adoptimit. Po ashtu Berisha theksoi se nuk është kundër adoptimeve, por në kushtet ku është Shqipëria, ligji është de facto për trafikimin e fëmijëve.

“Ne i besojmë familjes si themel i gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Kristaq Rama futi në shkollë platformën e numërimit të prindërve. Sikur të ishte matrikullim, vetëm e vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes sonë. Tani ka çuar në parlament ligjin për t’i hapur rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet adaptimit.

Nuk kam asgjë kundër adoptimeve, mbështes, nderoj ata prindër që adaptojnë fëmijë, por t’i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën atë vetëm për t’i bërë objekt trafikimi dhe sot fëmijët shqiptarë janë më të dëmtuar, më të mjeruar të Europës.

”Save the Children” ka publikuar këto kohë studimin e tij ku tregon se fëmijët në Shqipëri janë 2 herë më të kërcënuar se sa fëmijët shqiptarë në Kosovë, nuk po flas për vende të tjera. Tregon se 50% e fëmijëve shqiptarë përballen me kushte shumë të vështira. Ky tani që vetëm shqiptar nuk është do të na miratojë ligjin, absolutisht de facto të trafikimit të fëmijëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit