Home Bota Alarm në zyra...

Alarm në zyrat e BBC: Ndërprisni programin dhe dilni menjëherë nga ndërtesa

371
0

Programi i sotëm BBC -së në Radio 4 u ndërpre, pas rënies së alarmit se punonjësit duhet të largoheshin menjëherë nga ndërtesa.

“Ju lutemi dilni menjëherë nga ndërtesa nga dalja më e afërt,” ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së. “Ne kemi një alarm të vogël këtu,” u tha Nick Robinson dëgjuesve.

Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë. Robinson postoi në Twitter një foto të tij dhe Martha Kearney jashtë studios me mbishkrimin: “Emergjenca përfundoi. Tani jemi kthyer në studio.”

Ndërkohë, nuk është qartë se çfarë e shkaktoi alarmin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit