Home Aktualitet Çifti i të mo...

Çifti i të moshuarve gjenden të pa*etë dhe me shenja dh*ne! Dy fqinjë dhe bariu shoqërohen në polici

1248
0

Në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull, mëngjesin e sotëm fqinjët gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup, çiftin e të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Pasditen e sotme u mësua se policia ka shoqëruar tre persona, dy banorë të fshatit dhe një bari të cilët dyshohen se kanë dijeni për krimin brutal. Fillimisht u mendua se ishte grabitje, por nuk ka gjetur asnjë element që mund të bindë hetuesit të cilët pas verifikimeve të para e kanë përjashtuar si pistë. Po ashtu i janë gjetur dhe 260 euro, ç’ka do të thotë se nuk ka ndodhur një grabitje.

Fqinjët thonë se mes çiftit ka pasur debate verbale por jo më shumë. Ata jetonin të vetëm pa fëmijë. Dyshohet se burrë e grua janë përfshirë në konflikt fizik dhe kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, por nuk përjashtohen as pistat e tjera të hetimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit