Home ShowBiz Alban Ramosaj...

Alban Ramosaj flet për motrën e tij: Beatrixi jeton nëpër filma

270
0

Alban Ramosaj, vëllai i këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila po jeton një eksperiencë në “Big Brother VIP” ka folur për herë të parë për lidhjen e motrës së tij me aktorin e humorit Donald Veshaj.

Në një intervistë në “Top Albania Radio”, Albani tha se ka qenë dakord me hyrjen e saj në “BB VIP”,  teksa u shpreh se këngëtrarja është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, pa asnjë lloj djallëzie.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente”, tha ai.

Për komentet në rrjet lidhur me raportin e saj me Donaldin, Alban Ramosaj tha se kanë qenë shqetësuese por nuk janë prekur sepse familja e di kush është Beatrix.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, u shpreh Albani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit