Home ShowBiz Alban Skënder...

Alban Skënderaj reagon për vetë*vrasjen e 41-vjeçares në Durrës

133
0

Këngëtari, Alban Skënderaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar, ndërsa ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky i fundit ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.

Lidhur me rastin, Alban Skënderaj shprehet se është fatale dhe e pafalshme nga ana e policisë që nuk ka reaguar edhe pse denoncimi ishte bërë para 1 viti e gjysmë.

“Si çdo familjar dhe qytetar i regullt i këtij vendi jam i shokuar me rastin e vetëvrasjes se 41-vjeçares Bedrie Loka e cila është bullizuar sistematikisht në platformen e Tik Tok-ut. Ngushëllime të sinqerta familjes! Nuk dua të perseritem për fenomenin e tmerrshëm dhe sjelljes primitive e mesjetare që shpesh haset në atë platformë pasi shumë nga personazhet mediatike e kanë ngritur tashmë si problem serioz. Ajo që më bën përshtypje dhe që jam i shokuar është qe 41-vjecarja Bedrie Loka e ka denoncuar rastin në polici para 1 viti e gjysmë dhe mesa munda të informohem nuk është marrë asnjë masë!!! Nëse kjo është e vërtetë atëherë është fatale dhe e pafalshme!
Përse?
A ka një arsye konkrete?
Nëse jo a ka përgjegjës për këtë?
A ka një hetim për këtë?
Një njeri ka humbur jetën!
4 femijë kanë humbur nënën!
Një bashkëshort ka humbur bashkëshorten!
Njerëzit duan përgjige!!!!”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit