Home ShowBiz Albërije &#82...

Albërije “nxjerr” sekretin e Beatrix: I shkrova këngë për historinë e saj

159
0

Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar një bisedë që ka pasur me mbesën e saj, Beatrix Ramosajn. E ftuar në emisionin “E diell”, këngëtarja ka treguar se i kishte shkruar një këngë për historinë e saj të dashurisë. Në fakt Trixa kishte vendosur që të mos e këndonte për të mos marrë më vëmendje nga e njëjta histori.

“Është gocë e mençur, mesi pres, ka edhe një baladë që ia kam shkruar pas daljes së Big Brother. Po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, unë e kam shkruar si teze. E kam shkruar për atë histori. Por ajo e ndaloi rreptësisht. Më ka bërë përshtypje, një vajzë shumë e mençur. Unë i thashë, të gjithë po përfitojnë, nxirre dhe ti. E më tha, teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam. Edhe për atë që kam për të dhuruar. E nuk dua të përfitoj nga askush. Dhe më ka lënë pa fjalë. është e mirë, shumë pozitive. është me të vërtetë shumë dinjitoze”.

Mbesa e saj, Trixa krijoi një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshajn brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Sapo ai doli jashtë u kthye tek ishi, moderatorja Bora Zemani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit