Home Aktualitet Deputeti i PD...

Deputeti i PD shkrin së qeshuri Braçen e PS-së: Është ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave

438
0

Deputeti i PD-së Bujar Leskaj, sot ka qenë në humor në Kuvend, pasi pas fjalës që deputeti Erion Braçe mbajti në seancë, tha se ai ministri më i ndershëm i kësaj qeverie. Pas kësaj deklarate, deputeti i PS-së ka shpërthyer së qeshuri. Përveç postit të zv/kryeministrit, Erion Braçe nuk ka mbajtur ndonjë post ministror.

“I dashur Erion, kjo qeveria juaj dhe të gjithë ju të tjerët të qeverisë e ka të shkruar në ballë, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion. Çfarëdo të thoni ju dhe të bëni dhe ministri më i suksesshëm në këtë qeveri, më i ndershmi i të gjithë kohorëve ka qenë një: Erion Braçe, kjo nuk diskutohet.

Po ministri më i zoti në këtë qeveri zonja kryetare e di kush është? Është ai Fuga që është bërë si ajo dora e padukshme që thoshte Smithi, që amplifikon propagandën dhe demagogjinë tuaj.

Ne kur vijmë diskutojmë për ligje, ne themi nene ta caktuara, ne bëjmë akuza konkrete, ju thoni fjalë të përgjithshme. E megjithatë i dashur Erion, qeveria juaj, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion”, tha Leskaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit