Home Sporti Albi Doka: Ën...

Albi Doka: Ëndërrojmë përsëritjen e kualifikimit si në 2016-ën!

76
0

Albi Doka ishte futbollisti tjetër që doli në krah të Uzunit për të folur para tri sfidave të shtatorit me Kombëtares. Mbrojtësi deklaroi se qëllimi është përsëritja e suksesit të vitit 2016 kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë në histori në Europian.

“Kemi 3 ndeshje, duhet të fokusohemi te Polonia, në qoftë se ja dalim me Poloninë të tjerat i kemi në shtëpi në sy të tifozëve, besoj se do të marrim rezultat të mirë. Me këtë grup kemi kohë që jemi bashkë, besoj që po do ja dalim.

Polonia është ekipi më i fortë, por s’duhet ti trembemi, jam me fat që stërvitem me këta lojtarët dhe nuk duhet të trembemi ndaj askujt.

Përsëritja e suksesit të 2016? Normal që e mendojmë, e bisedojmë, duhet ta ëndërrojmë prandaj jemi për ta arritur këtë qëllim.

Aspekti personal? Siç e dimë të gjithë, kampionati kroat është mjaft i fortë, jam ambientuar dhe shpresojë për një trampolinë për më lart. Duhet parë se kur”, deklaroi Albi Doka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit