Home Aktualitet Albin Kurti j...

Albin Kurti jo në samitin e BE-së në Tiranë, Baton Haxhiu tregon arsyen

634
0

Në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, nga Kosova do të jetë vetëm presidentja Vjosa Osmani. Analisti Baton Haxhiu, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të vijë, kjo për të shmangur një përplasje publike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

”Nëse do duhej të kishte takim me Vuçiçin ku do të nënshkruhej një para-marrëveshje, nuk duhet të kishte ikur nga përgjegjësia. Unë mendoj që Kurti ka ikur nga përgjegjësia e vetë, nuk ka dashur të krijojë përplasje publike me Vuçiç. Punët e vrazhda që nuk kanë peshë ia lënë Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.

Edhe pse më herët e cilësoi Kurtin si ”llum terrorist”, dhe tha se asnjë zyrtar nga Serbia nuk do të jetë në Samit, sot Vuçiç ka treguar se është rrugës për në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit